‘Zysha’ e “O sa mirë”: Nuk jam aq shtrigë si në serial

124

Aktorja e serialit “O sa mirë” Olta Daku, tha se personazhi i saj që është një profesoreshë e lëndës së fizikës dhe kimisë, përfaqëson një nivel më të lartë pedagogeje.

Daku, tregoi se me këtë personazh është përshtatur shumë lehtë, ngase karakteri saj është i ndërtuar shumë bukur dhe i duket dëfryes. “Personazhi im është zyshë fizike, zyshë kimie, përfaqëson një nivel goxha të mirë pedagogësh me gjithë rreptësinë e saj apo ato ulje- ngritjet. Jam përshtatur lehtësisht sepse është shkruar shumë bukur nga një skenarist për mua i rrallë si Ard Islami. Tani nuk është se jam aq shtrigë më kupton, unë mundohem të kem shumë ngjashmëri, por më dëfren shumë momenti kur e luaj”, tha Daku. Olta Daku vitin që shkoi e vlerëson si mjaft të suksesshëmduke e pasur parasysh edhe reagimet tepër pozitive të shikuesve. Ndërkohë për vitin e ri aktorja nga Shqipëria tha se në jetën personale nuk e di se a do të ketë ndonjë risi, ndërsa sa i përket asaj profesionale pritet të ketë shumë projekte.
“Tani them se po, them se ka qenë d.m.th. shikoj dhe feedback-et e ndryshme, them se është një personazh i ndërtuar shumë bukur nga Ardi, nuk e kam pasur shumë vështirë ta luaj si të thuash ma ka servirur gati. Në jetën personale sinqerisht nuk e di, se di as vetë, në profesionale në qoftë se po pyesni lidhur me personazhin atë e kemi mister Ardi i mban mister këto vazhdimësitë, pastaj kam plane të ndryshme në teatër, film, të shohim”, tha Daku. Aktorja Olta Daku, u bë pjesë e serialit “O sa mirë” që nga fillimi i sezonit të parë në rolin e profesoreshës së lëndës së fizikës dhe kimisë. Ajo vazhdon të mbetet njëra ndër aktoret më të dashura për shikuesit në këtë serial dhe kjo për shkak të profesionalizmit dhe sensit të humorit që posedon Daku në transmetimit e këtij personazhi.

Loading...
Shpërndaje