ZYRTARE: UEFA përjashton Partizanin e Beogradit

119
UEFA e ka ndaluar Partizanin e Beogradit nga pjesëmarrja në Ligën e Kampionëve dhe Europa League.

UEFA i ka dhënë një dënim të rëndë Partizanit të Beogradit.

Federata Evropiane e Futbollit ka ndaluar klubin serb nga pjesëmarrja në Ligën e Kampionëve dhe Europa League nga edicioni i ardhshëm i kualifikimeve.

Agjencia e lajmeve “AP” ka bërë të ditur se Partizani ka rreth 2.5 milionë borxhe të pa mbuluara deri në shtator të vitit 2016.

Drejtori i përgjithshëm i Partizanit, Milos Vazura ka theksuar se ndëshkimi nga UEFA është kusht që klubi të paguajë borxhet.

Loading...
Shpërndaje