Zyrtare: Roma refuzoi 40 milionë euro për Manolas

20

Roma ka refuzuar ofertën e Arsenalit, prej 40 milionë eurove, për Kostas Manolas

Drejtuesit e Arsenalit kanë tentuar që ta transferoj, gjatë verës, nga Roma mbrojtësin grek, Kostas Manolas. Por, ekipi romak ka refuzuar ofertën e klubit londinez, e cila ka peshuar 40 milionë euro.

“Roma ka refuzuar një ofertë  prej 40 milionë euro nga Arsenali për Kostas në verë. Topçinjtë ishin të interesuar me të vërtetë, por romakët kërkuan shumë më shumë”, ka deklaruar menaxheri i lojtarit, Ioannis Evangelopoulos për Sport FM.

Kurse, gjatë këtyre ditëve është përfolur se Manolas ka oferta të ndryshme nga Interi, Chelsea e klube të ndryshme.  Por, menaxheri nuk e di të ardhmen e lojtarit “Në futbolli nuk i duhet kurrë”, ka përfunduar ai.

Loading...
Shpërndaje