Vjen libri “Faik Konica – dritëhijet e një diplomati”

39

Mbështetur në dokumente të panjohura, shumica të shfrytëzuara për herë të parë, përfshirë arkivën e Legatës Shqiptare në SHBA, Alibali paraqet një personalitet me të gjitha cilësitë dhe kundërthëniet e tij; një diplomat që mbahej si ndër më të shquarit në kryeqytetin amerikan, por që vetë ai nuk mendonte se i takonte aradhes së atij profesioni të nderuar e të vështirë.

Në ambientet e Ministria e Punëve të Jashtme – Republika e Shqipërisë do të provohet libri “Faik Konica – dritëhijet e një diplomati” i autorit Agron Alibali, shkruan KultPlus . Faik Konica si diplomat dhe konstitucionalist: ky është këndvështrimi i ri që sjell juristi Agron Alibali për rilindasin dhe figurën e shquar shumëplanëshe të botës shqiptare.

Mbështetur në dokumente të panjohura, shumica të shfrytëzuara për herë të parë, përfshirë arkivën e Legatës Shqiptare në SHBA, Alibali paraqet një personalitet me të gjitha cilësitë dhe kundërthëniet e tij; një diplomat që mbahej si ndër më të shquarit në kryeqytetin amerikan, por që vetë ai nuk mendonte se i takonte aradhes së atij profesioni të nderuar e të vështirë. Promovimi i librit bëhet në Ministrinë e Punëve të Jashtme, më 11 janar në ora 11:00.

Loading...
Shpërndaje