Veseli: Terrorizmi po e kërcënon botën, jemi përkrah Turqisë

201

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, ka deklaruar se Kosova ndodhet përkrah Turqisë në këto momente të vështira

Këtë deklaratë Veseli e ka dhënë pas sulmeve që ndodhën në Stamboll ku lanë të vdekur 38 persona.

Deklarata e plotë e tij:

Sulmi mizor në Stamboll dëshmoi edhe një herë se terrorizmi është një e keqe që kërcënon mbarë njerëzimin dhe kërkon angazhimin e të gjithëve për ta luftuar. Ngushëllime për familjet e viktimave dhe shërim të shpejtë për të lënduarit. Kosova ndodhet përkrah Turqisë në këto momente të vështira dhe do vazhdojë ta japë maksimumin e kontributit në kuadër të frontit kundër terrorizmit.

Loading...
Shpërndaje