Tomë Gashi: Asnjë gardian nuk ka marrë përgjegjësi për Astrit Deharin

61

Avokati i familjes Dehari Tomë Gashi ka treguar edhe një herë për versionin e dhënë nga xhirimet e kamerave të sigurisë në burg me pamjen që ai e ka parë gjatë obduksionit.

“Astrit Dehari nuk e ka pasur asnjë plagë në fytyrë. Xhirimet kanë treguar një peshqir krejtësisht të mbuluar me gjak me qëllim që t’i jepet një version tjetër vdekjes së tij”, ka thënë Tomë Gashi.

Ai ka përkujtuar edhe njëherë deklarimet e drejtorit të Policisë rajonale të Prizrenit  Nexhmi Krasniqia i cili ka thënë se “Astrit Dehari ka vdekur si e përdorimit të shumtë të medikamenteve.

“Asnjë ilaç nuk është gjetur në qelinë Astrit”, ka thënë Gashi duke theksuar se kjo deklaratë shton dyshimet për mënyrën e vdekjes së Astriti.

Gashi ka shfaqur habinë pse asnjë nga gardianët e burgut që kanë qenë në ndërrim nuk janë suspenduar dhe nuk u është ndërruar vendi i punës.

Loading...
Shpërndaje