Thaçi takon senatoren e Iowas, Joni Ernst

48

Presidenti i Kosovës gjatë qëndrimit të tij në Amerikë u takua edhe me senatoren Joni Ernst nga shteti i Iowas.

Gjatë këtij takimi, Thaçi njofton se u diskutua për  për bashkëpunimin dhe marrëdhëniet e shkëlqyeshme mes Kosovës dhe shtetit të Iowas.

Ja postimi i tij:

Takim i shkëlqyer me miken time, senatoren Joni Ernst nga shteti i Iowas. Biseduam për bashkëpunimin dhe marrëdhëniet e shkëlqyeshme mes Kosovës dhe shtetit të Iowas, si dhe për përkrahjen e vazhdueshme të senatores Ernst, si anëtare e Komitetit për Forcat e Armatosura në Senatin Amerikan.

Jam krenar që hapa konsullatën tonë një vjet më parë në Iowa, si investim konkret në forcimin e marrëdhënieve në mes forcave tona dhe gardës nacionale të Iowas. HTH

Loading...
Shpërndaje