Taksisti e ndërron muhabetin kur Erion Veliaj hipën në veturë (Video)

90
Në emisionin “Xing me Ermalin” u transmetua një kamera e fshehtë që ishte xhiruar me një nga taksistet e kryeqytetit, i cili provokohet nga Ermal Mamaqi dhe një tjetër “aktor”, për të mësuar mendimin e tij për kreun e Bashkisë.

Kur njëri nga ata i thotë për Veliajn se që kur ka ardhur në krye të Bashkisë në Tiranë është bërë më trafik se ç’ka qenë, taksisti thotë: “Të na falni thotë, më llafazan që është pupupu”.

Kur hyn edhe Veliaj në taksi, Ermali i thotë: Ca gjëra s’i ke bërë të gjitha në rregull, edhe ky po thoshte po ngaqë u fute në makinë e ndërroi muhabetin.

Taksisti: Unë rri në makinë thash

Veliaj: E di unë që ka ca që thonë se edhe shiun e ka në dorë kryetari.

Mamaqi: Nëse ke ndonjë gjë thuaja kryetari se njeri është.

Taksisti: Unë desha me e ndez taksimetrin këta thonë jo jo.

Mamaqi: Jo, atë e ndezi.

Taksisti: Desha me ju thonë aty ku rri me shpi kisha 25 vjet rrugët pa ashtu…u bë ajo.

Mamaqi: Ke ndonjë kërkesë tjetër për kryetarin?

Taksisti: Deri tani s’kam.

Më pas ai mësoi se ishte regjistruar nga kamera e “Xing me Ermalin”.

Loading...
Shpërndaje