Thaçi takohet me Wilson, diskutojnë për strategjinë amerikane në rajon (Foto)

34

Nënkryetari i Këshillit Atlantik, Damon M.Wilson ka pritur dje në takim presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi.

Wilson në një postim në rrjetin social Twitter ka shkruar se dje ka zhvilluar një diskutim shumë të rëndësishëm me presidentin Thaçi për strategjinë amerikane në Ballkan.

“Diskutim i rëndësishëm me Hashim Thaçin mbi strategjinë e re amerikane për Ballkanin. Status quo nuk është i arsyeshëm për rajonin. Është i nevojshëm riparimi i marrëdhënieve SHBA-BE”, ka shkruar ai.

Loading...
Shpërndaje