Shtyhet protesta për Astrit Deharin

799

Protesta #DrejtësiPërAstritin që fillimisht ishte lajmëruar për nesër, tashmë është shtyer për të hënën, më 14 nëntor.

****

Përmes një eventi të hapur në Facebook, bëhet e ditur se të hënën në ora 12, do të mbahet një protestë për të kërkuar drejtësi për aktivistin e VV-së, Astrit Dehari, i cili vdiq në burgun e Prizrenit në rrethana të panjohura. Protesta mbahet në sheshin Zahir Pajaziti dhe organizator i kësaj proteste është ndërgjegjja qytetare. /portaliks.com/

Sipas tyre, arsyet e protestës së nesërme janë këto:
Pas publikimit të videos skandaloze/jo etike të vdekjes së Astrit Deharit (qytetar i Republikës së Kosovës) nga Klan Kosova, shpjegohet qartë se:

Policia e Kosovës është e Qeverisë;
Prokuroria e Kosovës është e Qeverisë;
Mediumet e Kosovës janë të Qeverisë dhe plot të tjera…

Qeveria e kujt është?!

Organizatorë të protestës është ndërgjegjja qytetare.

#DrejtesiPerAstritin

Ja linku i eventit:

https://web.facebook.com/events/120042825142681/?notif_t=plan_user_invited&notif_id=1478862142704765.

Loading...