Shqiptarët e Belgjikës protestojnë para ambasadës franceze për Haradinajn

60
Ramush Haradinaj, lideri i AAK-së

Sot në Bruksel, me iniciativë të deputetit shqiptar të Brukselit, Amet Gjanaj, dhe me mbështetjen e shoqatave shqiptare të Belgjikës, u mbajt një tubim përpara ambasadës së Francës në Bruksel, për të kërkuar lirimin e Ramush Haradinajt

Gjatë tubimit, qarkulloi peticioni për kërkimin e lirimit të tij nga Franca.

Të gjitha fletet e peticionit bashkë me një kërkesë të shkruar, dhe librin e profesorit Nusret Pllana mbi evidentimin e krimeve të serbëve gjatë shekujve, ia dorzoi deputeti përfaqësuesit të ambasadës së Francës.

 

Loading...
Shpërndaje