Sejdiu ia uron ditëlindjen Rugovës, “Engjëllit Mbrojtës të Kosovës”

47

Ish-presidenti i Kosovës, Fatmi Sejdiu, ia ka uruar ditëlindjen presidentit të ndjerë Ibrahim Rugovës, i cili sot do t’i mbushte 72 vjet.

Në një postim në Facebook, Sejdiu ka shkruar se Rugova u bë përjetësisht “Engjëll Mbrojtës i Kosovës” me punë, përkushtim dhe dashuri ndaj vendit.

“E donte lirinë, e donte Kosovën e lirë, të pavarur, sovrane dhe demokratike. Për një Kosovë të tillë punoi përjetësisht e pafundësisht. Kujtojmë fillin e tij politik, mbi filozofinë e Durimit dhe atë Refuzimit, mbi të gjitha mbi atë Kuptimit dhe të Interpretimit më të mirë të mundshëm, të kërkesave të një populli i cili donte lirinë dhe vetëm lirinë”, ka shkruar Sejdiu.

“Rugova në politikë erdhi nga domosdoshmëria për një prijëtar të ditur dhe të guximshëm, për një lider me vizion, i cili mbi individualen ndërton të përgjithshmen, mbi robërinë ndërton lirinë. Nuk erdhi nga nevoja për realizim të interesave personale a grupore, por për interesin e përgjithshëm te vendit, për liri dhe pavarësi, të cilën po e gëzojmë dhe jetojmë sot. I tillë erdhi, i tillë mbeti. Përjetësisht, Engjëll Mbrojtës i Kosovës”, ka shkruar në fund Sejdiu.

Loading...
Shpërndaje