Ronaldo pushon ndaj Sevillas

57

Zinedine Zidane ka konfirmuar se Cristiano Ronaldo dhe Luka Modriq do të pushohen për ndeshjen kthyese ndaj Sevillas në Kupën e Mbretit.

Ronaldo mungoi edhe në ndeshjen e parë të cilën Madridi e fitoi 3 me 0. Portugezi u rikthye për ndeshjen e kaluar ndaj Granadas, por do të jetë i lirë për ndeshjen e nesërme.

Reali do të luajë edhe pa James Rodriguezin, i cili do të mungojë shkaku i një lëndimi.

Për këtë ndeshje rikthehen Sergio Ramos, Lucas Vazquez dhe Mateo Kovaçiq.

Loading...
Shpërndaje