Ronaldinho: Messi lojtar i madh, do të doja të luaja më shumë me të

51

Ronaldinho e kujton me nostalgji kohën sa e kishte bashkëlojtar Lionel Messin.

Koha e kaluar së bashku te Barcelona iu ka kthyer në formë nostalgjie ish-sulmuesit të Barcelonës, Ronaldinho.

Kjo pasi, ka folur për kohën sa kishte bashkëlojtar i sulmuesit argjentinas, të cilin e ka quajtur lojtar të madh me të cilin do të donte të luante me shumë.

“Unë do të doja të kisha luajtur më shumë me Messin”, ka thënë Ronaldinho.

“Ai është një lojtar i madh dhe unë jam shumë i kënaqur që e kam ndihmuar atë në fillimet e karrierës”, ka përfunduar fantazisti brazilian.

Loading...
Shpërndaje