Ripërtërihet BMW Series 6 (FOTO)

32

Paketa “M Sport” dhe disa elemente nga fibra të karbonit janë përbërësit kryesorë të “trajtimit me botoks”, për qëllime të ripërtëritjes, që i ka pësuar Series 6 e BMW-së.

Ndërsa Sedani i serisë 5 ka pësuar ndryshime të mëdha në gjeneratën e re, seria e 6-të e BMW-së duhet të presë edhe pak deri sa të mbërrijë pasardhësi i saj, transmeton Koha.net. Megjithatë, në ndërkohë, BMW ka bërë disa ndryshime të vogla në versionin luksoz Coupe dhe kabrio.

Tani blerësve BMW u ofron paketën e re “M Sport” e cila përfshinë disa elemente nga fibra të karbonit për interier, ngjyra të reja për eksterier, si dhe rrotat e reja me diametër prej 20-inç.

Ripërtëritja e BMW Series 6 mund të prezantohet si koncepti X2 në panairin e ardhshëm të veturave në Detroit i cili do të mbahet në fillim të janarit.

© KOHA

Loading...
Shpërndaje