Reshjet e borës në Tiranë, Veliaj apel qytetarëve për kujdes në lëvizje

46

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, u bën thirrje qytetarëve që të tregohen të kujdesshëm pas rënies së borës në Tiranë. Në mesazhin drejtuar qytetarëve, kreu i bashkisë u kërkon qytetarëve që të kufizojnë lëvizjet, ndërsa garanton se 1200 punonjës të Bashkisë janë në terren për zgjidhjen e problematikave që mund të shfaqen.

“Në Tiranë ka rënë 5 cm dëborë, por më shumë reshje ka patur në zonat rurale. Nata do të jetë e ftohtë me temperatura nën zero. Për pasojë do kenë ngrica në rrugë dhe trotuare. Bashkia e Tiranës ka mbi 1200 veta në terren. Ju lutemi të tregoni kujdes në lëvizje dhe kufizoni shpejtësinë”, thekson Veliaj.

Loading...
Shpërndaje