“Presidenti” Ismet Hebibi me parti të re

1463

Kandidati i vetshpallur për president të Kosovës, Ismet Hebibi nuk është dorëzuar nga ambiciet e tij për politikë. Doktori deqanas pritet ti bashkohet skenës politike me një parti të ri. PLPK-Partia Liberale e Popullit të Kosovës pritet që shumë shpejt të regjistrohet si parti e re në Kosovë.

”Shumë shpejt do të regjistrohet si parti e re. Partia ka status dhe program demokratik. I thërras krejt ata që nuk e kanë gjetur veten në asnjë parti, që të na bashkohen sepse do të bëjmë ndryshime të mëdha në Kosovë. Partia do të jetë e rehatisë qytetare, e popullit, mirëqënies, e atyre që e duan Kosovën. Do të vazhdojmë miqësinë me shtetet europiane, Amerikës dhe miqët tanë kudo në botë” ka thënë Hebibi.

I pyetur nëse aktivizimi me partinë e re do të thotë dorëzim për Hebibin në ambiciet për të qenë president i popullit, doktori deklaron se asnjëherë nuk do të dorëzohet në këtë mission.

”Kurrë nuk do të dorëzohem. Kosova së shpejti do të ketë presidentin e zgjedhur nga vota e popullit i cili do ti zgjedhë problemet e grumbulluara me vite” ka thënë kryetari i ardhshëm i PLPK-së.

Loading...
Shpërndaje