Përditësimi i Viberit sjell video mesazhet “instant” (VIDEO)

103

Përditësimi i ri i Viberit sjell mundësinë për ndarë video mesazhe të shkurtra me listën tuaj të miqve, emotikonet e ridizajnuara, si dhe integrimet me shërbime të palëve të treta si Giphy dhe Wikipedia.

Si mund ta bëjmë këtë?

Kur jeni duke biseduar me një mik në Viber dhe dëshironi t’i dërgoni një video të shkurtër deri në 30 sekonda, pasi që aq është e limituar, atëherë duhet të klikoni në ikonën e videos e cila gjendet afër ikonës së mikrofonit, poshtë-djathtas.

Të gjitha këto veçoritë e reja janë në dispozicion për Android dhe iOS.

Për më tepër shikoni si funksionon ky përditësim i ri në videon e më poshtme.

Loading...
Shpërndaje