Në Stamboll 29 të vdekur e 166 të plagosur

192

Njëzetenëntë persona kanë vdekur e 166 janë plagosur në dy shpërthime që kanë ndodhur mbrëmë njëri pas tjetrit në Stamboll.

Në shënjestër të sulmeve kanë qenë forcat policore, por nga to, thonë burime zyrtare nga Stambolli, kanë vdekur vetëm dy policë, transmeton Koha.net

Janë arrestuar 10 persona të dyshimtë për sulmet.

Së pari ka shpërthyer një automobil bombë e pastaj, pas 45 sekondash, kamikazi ka bërë sulmin tjetër.

Sulmet vetëvrasëse janë bërë afër dy stadiumeve të Stambollit.

Deri më tash askush s’e ka marrë përgjegjësinë për sulmet.

Loading...
Shpërndaje