NATO: E ardhmja e Kosovës është në struktura euroatlantike (Video)

40

Demarkacioni me Malin e Zi, liberalizimi i vizave dhe çështje të sigurisë, u diskutuan në seminarin Rose-Roth të Asamblesë Parlamentare të NATO-s, i cili po mbahet në Prishtinë.

Nënkryetari i AP-së së NATO-s, Paolo Alli, e ka quajtur historik këtë seminar. Ai ka thënë se e ardhmja e Kosovës është në strukturat euroatlantike, por ka porositur politikën kosovare që të mos e lënë anash rendin dhe ligjin, raporton KTV.

Për pezullimin e pjesëmarrjes nga Marko Gjuriq dhe zyrtarët e tjerë serbë, Alli ka thënë se është për keqardhje.

Lidhur me kushtin nga Bashkimi Evropian për votimin e demarkacionit për liberalizimin e vizave, shefja e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Natalya Apostolova, ka thënë se ai kusht është parashtruar si një problem teknik që është politizuar.

Kurse kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, është i bindur se çështja e demarkacionit me Malin e Zi, do të përfundojë shumë shpejt.

Shikoni videon këtu: http://www.dailymotion.com/video/x4yltdy_nato-e-ardhmja-e-kosoves-eshte-ne-struktura-euroatlantike_news.

Loading...
Shpërndaje