Morena Taraku mallëngjehet për nënën, e kujton me disa rreshta emocionues (Foto/Video)

90

Këngëtarja dhe modelja e njohur Morena Taraku është gjithnjë aktive në rrjetet sociale.

Ajo ka rënë në sy shpesh herë për fotografitë e saj provokuese që publikon, teksa ka edhe raste kur postimet kanë të bëjnë me gjendjen emocionale të saj.

Morena e ka humbur shumë e re nënën, teksa sot (e mërkurë) në përvjetorin e vdekjes së saj, ajo ka shpërndarë në Instagram Story disa rreshta me fjalë emocionuese, të cilat ia kishte dedikuar vitin e kaluar me rastin e publikimit të këngës “Lule”, këngë të cilën edhe ia dedikoi asaj.

E emocionuar këngëtarja ka treguar se të njejta fjalë për nënën e saj vlejnë edhe sot.

Këto janë rreshtat emocionues që këngëtarja Taraku ia dedikon nënës së saj. Foto nga Instagram Story.

Loading...
Shpërndaje