Mish i ngrirë në vitin 1982 në Mal të Zi, a mund të shitet edhe në Kosovë

47

Një sasi e madhe mish i ngrirë që në vitin 1982, ka arritur në portin Tivar në Mal të Zi dhe, siç njoftohet, janë ndërmarrë të gjitha masat që ky mish të mos arrijë në vendet e destinuara.

Në interesimin e Koha.net se a mund të vijë një sasi e këtij mishi edhe në Kosovë, zyrtarë të AUV thanë se janë në dijeni për këtë ngarkesë mishi ardhur në portin detar të fqinjit tonë perëndimor.

Lamir Thaçi, zyrtar i AUV e Kosovës i ka thënë Koha.net se inspektorët janë në të gjitha pikat kufitare dhe se asnjë ngarkesë në vendin tonë nuk kalon pa u kryer të gjitha procedurat doganore ndër të cilat hyn edhe verifikimi veterinar ushqimor.

Siç njofton portali b92, Drejtoria doganore e Serbisë ka dhënë urdhër te të gjitha doganat që të ndërmarrin masa të shtuara ndaj qarkullimit të mallrave e të udhëtarëve.

Ajo ka frikë se me theks të posaçëm në vendkalimet kufitare në Mal të Zi, Maqedoni, Bosnjë e Hercegovinë dhe në Kosovë.

Në vendkalimet kufitare, siç thotë një kumtesa e Inspektoratit Kufitar Veterinar, kalimi i mishit, të gjallë ose të ngrirë, nuk është i mundur vërtetimi përkatës të këtij Inspektorati.

Loading...
Shpërndaje