Meizu Legent, telefoni me kamerë lëvizëse (FOTO)

67

Smartfoni i ardhshëm i avancuar i kompanisë së njohur kineze Meizu, i quajtur “Legent”, është shfaqur përmes disa skicave të publikuara në rrjetin social të njohur kinez Weibo. Po ashtu, janë shfaqur edhe specifikat e tij.

Siç mund të shohim nga këto skica, ky smartfon në pjesën e përparme do të ketë butonin fizik “Home”, në të cilin duket se nën të do ta ketë edhe sensorin për gishtërinj, transmeton Koha.net. Por më interesante është se ky smartfon do të vijë me një kamerë për të dy anët prej 16 megapikselë. Kjo kamerë ka mundësi që të kthehet në kamerë për selfie dhe të përdoret si kamerë kryesore.

Meizu “Legent” pritet të vijë me ekran 5.7-inç QHD, procesor të Samsungut Exynos 8893, 6 gigabajt RAM memorie dhe memorie të brendshme prej 64 dhe 128 gigabajt, baterinë prej 3,400 mAh, si dhe do të punojë me sistemin operativ Flyme 6 OS të bazuar në Android 7.0 Nougat.

© KOHA

Loading...
Shpërndaje