Lansohet traileri i filmit amerikan “The Trouble” i regjisorit shqiptar Zef Çota (VIDEO)

20

Është ndër filmat e paktë që realizohen nga regjisorë shqiptarë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe pritjet për këtë film, qysh tashti besohet të jenë të mëdha, duke u bazuar fillimisht te përralla e këtij filmi, pastaj te ekipi i përzgjedhur i filmit e deri te realizimi. Zef Çota, regjisori i këtij filmi ka shpjeguar për KultPlus për realizimin e këtij filmi , sikurse që ka zbuluar se në kastën e katorëve në këtë film, përpos aktorëve amerikanë, ka edhe aktorin shqiptar Ariot Myrtaj.

Është filmi i parë artistik i metrazhit të gjatë për regjisorin shqiptar Zef Çota, i cili, për të nxjerrë thelbin e rrëfimit të filmit “The Trouble”, që është punuar me skenar të po Çotës dhe Mark Marinit, ai për katër javë rresht ka realizuar xhirimet në New York.
Është ndër filmat e paktë që realizohen nga regjisorë shqiptarë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe pritjet për këtë film, qysh tashti besohet të jenë të mëdha, duke u bazuar fillimisht te përralla e këtij filmi, pastaj te ekipi i përzgjedhur i filmit e deri te realizimi.

“Kanë qenë rreth katër javë xhirime. Ne fillimisht kemi xhiruar shumicën e skenave gjatë verës së 2015, pastaj kemi bërë edhe disa xhirime të tjera, sidomos në skenat ku kemi menduar se mund ti bëjmë edhe më mirë”, ka thënë për KultPlus regjisori Çota, i cili ka potencuar se është filmi i tij i parë i metrazhit të gjatë.
“The Trouble”, që flet për Billin dhe Marisol, një çift i cili kërcënohet nga një bandit i quajtur Enzo, përpos skenaristit dhe regjisorit që janë shqiptarë, edhe roli kryesor i këtij filmi i është besuar një aktori shqiptar, e që luhet nga Ariot Myrtaj.
Çota ka shpjeguar më pas se për ti dhënë formë filmit të tij, me rolet e tyre kanë luajtur edhe aktorët amerikanë si: John Vogel, MAria Desimone, Christian Torres Villalobos.


Zef Çota

Por jo vetëm në Kosovë ankohen për buxhetin e paktë për realizim të filmave, pasi që sipas Çotës, vështirësia më e madhe për realizimin e këtij filmi ka qenë pikërisht te buxheti i paktë. “Kemi pas goxha vështirësi, ku theks të veçantë do i kisha vënë buxhetit i cili ka qenë i vogël për këtë produksion. Prandaj kjo ka qenë arsyeja që ka marrë më shumë kohë se sa filmat e tjerë që marrin zakonisht”, ka thënë ai. Por pavarësisht vështirësive me buxhet, ai ka shpjeguar për KultPlus përvojën e tij të mirë dhe të mrekullueshme përgjatë realizimit të xhirimeve, me ekipin e këtij filmi.

“Unë kam punuar me aktorin Ariot Myrtaj në disa projekte në të kaluarën, mirëpo me shumicën e aktorëve ka qenë hera e parë që kam bashkëpunuar me ta. Sa i përket ekipit më pëlqen që të mbajë një grup sa më të vogël që mundem. Për disa skena kemi pasur të angazhuar edhe deri në 200 persona, kurse për disa skena kemi qenë shumë pak persona gjatë filmimit”, u shpreh regjisori i filmit. Filmi është prodhim i produksionit “Alphabet City Films” me producent George Rudaj. Sipas regjisorit Zef Çota, “The Trouble”, tashmë e kanë dërguar nëpër festivale dhe janë duke pritur për aprovim. Ndërsa filmi premierën do ta ketë në Muzeun Bronx në shtator të këtij viti.

Mirëpo, se sa do të jenë mundësitë që ky film të prezantohet qoftë në Shqipëri apo në Kosovë, Myrtaj ka thënë se shumë do ti pëlqente nëse do të arrinin ta sillnin këtë film edhe për publikun shqiptar. “Ndoshta në fillim të vitit 2018, ne do të mund ta bëjmë këtë. Apo më parë. Unë jam shumë i impresionuar nga filmat që i kam parë dhe që kanë dalë nga Kosova e Shqipëria, kështu që do të ishte një kënaqësi e vërtetë që të takojë regjisorë nga ai vend”, përfundoi kështu regjisori i filmit “The Trouble”, Zef Çota.

 

Loading...
Shpërndaje