La La Land pas Golden Globe pushton edhe nominimet në BAFTA

54

Filmi La La Land është publikuar në vitin 2016 dhe sjell historinë në mes një muzikanti dhe një aktore të cilët takohen dhe bien në dashuri në Los Angeles, ku luajnë aktorët si: Ryan Gosling dhe Emma Stone.

Filmi La La Land pas fitimit të 7 çmimeve në garën “Golden Globe” ka dominuar edhe në nominimet e shpallura nga garën tjetër prestigjioze të kinematografisë. La La Land në garën British Academy of Film and Television Arts është nominuar në 11 kategori duke përfshirë ato për filmin më të mirë, aktorin dhe aktoren më të mirë.
Nominimet për ceremoninë britanike BAFTA janë bërë publike sot në mëngjes nga Sophie Turner dhe Dominic Cooper. Në këto nominime ka hyrë edhe aktorja Meryl Streep e cila fitoi çmimin e karrierës në Golden Globes. Ajo në këtë garë është nominuar për çmimin si aktorja më e mirë për Florence Foster Jenkins. Në këtë mënyrë ajo është nominuar për të pesëmbëdhjetën herë në këtë garë. Kurse për media është konsideruar surprizë fakti se filmi triller “Nocturnal Animals” nga Tom Ford dhe “Arrival” kanë marrë nënë nominime çdo njëri.

Filmi La La Land është publikuar në vitin 2016 dhe sjell historinë në mes një muzikanti dhe një aktore të cilët takohen dhe bien në dashuri në Los Angeles, ku luajnë aktorët si: Ryan Gosling dhe Emma Stone.

Loading...
Shpërndaje