Me kovë në kokë vodhi pëllumba të shtrenjtë (Video)

218

Një burrë i paidentifikuar nga Miami i Shteteve të Bashkuara, është “maskuar” me kovë metalike dhe ka hyrë në një lokal për të vjedhur pëllumba.

Ai i ka mbuluar krahët me një material të zi për të vjedhur shpezët që kapin shifrën e mijëra eurove.

Kamerat e sigurisë e kanë parë atë teksa rrëzon kafazet dhe merr dhunshëm pëllumbat që përdoren për disa festa religjioze.

Kjo është hera e dytë brenda vitit të kaluar që po thyhet ky lokal, megjithëse herën e parë hajni nuk ka pasur kovë në kokë, por një maskë të zakonshme.

“Pos që vodhi pëllumba që janë shumë të kushtueshëm, i ka thyer disa vezë të tyre duke shkaktuar dëme të mëdha”, ka thënë pronari i lokalit.

Loading...
Shpërndaje