Komuna e Prishtinës zhbllokon familjet e ngujuara nga bora në Svircë të Kamenicës – Video

5965

Kanë filluar punimet për zhbllokimin e disa familjeve në fshatin Svircë, në brezin kufitar me Serbinë.

Megjithëse ky fshat është në territorin e Kamenicës, punët për zhbllokimin e rrugës 10 kilometërshe po i kryen Komuna e Prishtinës.

Banorët thonë se disa nga familjet që kanë mbetur të bllokuara për më shumë se një javë, nuk kanë as energji elektrike.

Ata akuzojnë Komunën e Kamenicës e cila nuk u ka dalë në ndihmë përkundër thirrjeve.

Ndërkohë, drejtori i Inspeksionit në Komunën e Prishtinës, Salih Zyba, po i ndihmon banorët e kësaj zone, për shkak se Komuna e Kamenicës nuk ka mundësi ta bëjë një gjë të tillë.

Ndryshe, pos Svircës, ekipet e Komunës së Prishtinës kanë ofruar ndihmë edhe në pastrimin e rrugëve në fshatrat Zajqevc e Tugjec, të cilat çojnë në pikën kufitare në Kapi, e që ishin vështirë të kalueshme.

Loading...
Shpërndaje