Kapen në flagrancë duke vjedhur thëngjill në Obiliq

92

Prishtinë, 8 dhjetor – Policia mbrëmë ka kapur në flagrancë tre hajna. Në njoftimin e Policisë së Kosovës theksohet se njësitet policore të rajonit të Prishtinës në kuadër të intensifikimit të masave për garantimin e rendit dhe sigurisë publike, mbrëmë rreth orës 20:00, në fshatin Marash të komunës së Obiliqit kanë realizuar një aksion, me ç’ rast kanë arrestuar në flagrancë tre persona, për të cilët dyshohet me bazë të jenë të përfshirë në një rast të vjedhjes së rëndë.

Rasti ka ndodhur mbrëmë, në zonën e KEK-ut, saktësisht në shiritin transportues, ku tre personat e dyshuar kanë mbushur një kamionetë me thëngjill dhe të njëjtit derisa po të tentonin të largoheshin nga vendi i ngjarjes janë arrestuar nga ana e policisë. Gjithashtu nga ana e policisë është sekuestruar edhe kamioneta (Ford Tranzit me targa Republikës së Kosovës), e cila ka qenë e mbushur me thëngjill.

Personave të arrestuar:
• B. G, mashkull, 37 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës,
• B. M, mashkull, 22 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës dhe
• A. M, mashkull, 19 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës.

Pasi që u është shqiptuar masa e ndalimit prej 48 orësh, me rekomandimin e prokurorit të Shtetit, janë dërguar në qendrën e mbajtjes.

Vlen të përmendet se personat e njëjtë kanë qenë të arrestuar edhe disa herë të tjera nga policia, për raste (mbi 40 raste) të natyrës së njëjtë (vjedhje, vjedhje të rënda, grabitje etj).

Loading...
Shpërndaje