Javën e ardhshme seanca për buxhetin, koalicioni fton opozitën për bashkëpunim

67

Komisioni Parlamentar për Buxhet dhe Financa pas një debati të “nxehtë” me shumicë të votave ka miratuan në lexim të parë projekt-buxhetin për vitin 2017.

Kësisoj, deputetët e Kuvendit të Kosovës pritet që të enjten t’i japin dritën jeshile këtij versioni të buxhetit. Kryetari i Komisionit për Buxhet dhe Financa, Naser Osmani ka konfirmuar për “Indeksonline” se javën e ardhshme do të mbahet seanca ku edhe pritet që e njëjta të kalojë në lexim të parë.

“Pasi që të kalojë dhe të merr aprovimin nga deputetët, atëherë, menjëherë komisionit do të ulet dhe të shqyrtojë kërkesat e më pastaj të bëj amandamentimin. Më së voni do të jetë 20 dhjetor kur do të bëhet miratimin në Kuvendin e Republikës”, ka thënë ai

Më tej, deputeti i LDK-së u ka bërë ftesë gjithë deputetëve, duke përfshirë edhe ata nga opozita, që të bashkëpunojnë së bashku në shqyrtimin e kësaj çështje të rëndësishme të vendit.

“Për arsye se buxheti është i tërë qytetarëve të Kosovës dhe ata përfaqësojnë të secili pjesën e elektoratit të vet. Të bëjmë një buxhet të mirëfilltë, të ndajmë projekte të nevojshme sipas prioritetit dhe të përfitojnë qytetarët dhe institucionet nga dokumenti më i rëndësishëm që aprovohet në Kuvend, Buxheti për vitin 2017”, ka thënë ai.

Loading...