Islanda do t’i paguajë imigrantët 5000$ për t’u martuar me femrat islandeze

33505

Për shkak të numrit të vogël të meshkujve, Islanda do t’i paguajë imigrantët 5000$ për t’u martuar me femrat islandeze

Lajmi i fundit në lidhje me ishullin e ngrirë të Islandës. Të gjithë kemi folur për këtë shtet, kur ekipi islandez në futboll arriti atë që shumica e kanë parë si të paarritshme në Kampionatin Evropian, duke dërguar Anglinë në shtëpi dhe duke vazhduar deri në çerek finale.

Duke iu falenderuar kësaj fitoreje, anembanë botës flitej për shtetin e vogël të Islandës. Dhe tani janë disa thashethëme se Islanda ka një plan që do ta sjellë shtetin në qendër të vëmendjes globale edhe njëherë.

Islanda gjithmonë ka pasur pak banorë. Sot Islanda ka një problem edhe më të madh. Për shkak të proporcionit jo të barabartë mes meshkujve dhe femrave, qeveria e shtetit ka propozuar një zgjidhje të çuditshme. Zgjidhja është shpërblimi me 5000$ çdo muaj i imigrantëve nëse martohen me femrat islandeze. Në qoftë se ju mund ta duroni motin e ftohtë që mbizotëron në këtë shtet, kjo zgjidhje mund të jetë e përkryer për ju.

Ky problem poashtu mund të jetë një zgjidhje ideale për amerikanët që do të deportohen apo do të largohen vullnetarisht nga shteti nëse në nëntor zgjedhjet i fiton Donald Trump.

Loading...
Shpërndaje