HTC javën e ardhshme zbulon serinë e re të smartfonave

69

Kompania e njohur HTC paralajmëron se do të mbajë një ngjarje të veçantë “For U” të caktuar për 12 janar.

Ajo në këtë ngjarje do të zbulojë serinë e ri me së paku dy telefon të rinj – HTC U Ultra dhe HTC U Play.

HTC U Play pritet të vijë me ekran 5.2-inç dhe nuk do të ketë protin 3.5 mm për kufje. Ky telefon ka emrin kodues “Alpine”.

Ndërsa HTC U Ultra, me emrin kodues “Ocean”, pritet të vijë me ekran 6-inç dhe po ashtu nuk do të ketë portin 3.5 mm për kufje. Pastaj, në dispozicion do të jetë edhe versioni “Ocean Note” i cili do të duhej të vinte me ekran 5.5 ose 5.7-inç.

Modelet Ocean, po ashtu, pritet të vijnë me ekran të lakuar dhe me kamera të nivelit më të fundit.

Loading...
Shpërndaje