Gratë që tradhtonin burrat në komunizëm ishin… heroina?!

286

Në një analizë me titull “Apoteoza e Marrëzisë”, Viktor Malaj shkruan ndër të tjera edhe për një shkrimtar të shquar që justifikonte tradhtitë bashkëshortore gjatë komunizmit, duke i konsideruar si akte rebelimi.

“Një nga mendjet më të ndriçuara të shqiptarëve, një shkrimtar i shquar, i thoshte një shkrimtari dhe botuesi francez se ‘në sytë e mi, çdo grua që guxonte të kishte një histori tradhtie bashkëshortore (gjatë regjimit komunist- V.M.) ishte njëfarë heroine’, sepse, sipas tij, ky ishte një kundërshtim i rendit diktatorial. Po të ishte gjallë Dajë Ceni, do të tallej me këtë budallallëk të panevojshëm, duke thënë: ‘Çare thu merjahu?! Po ne, gratë që tradhtojnë burrat i kemi qujt kurva dhe jo heroina qysh në kohën e Teutës dhe Agronit. Ç’janë këto bidate të reja e të panigjume?’”.

“Kur lexon njeriu pohime të tilla, gati sa nuk ndien keqardhje për ata burra që i patën ndarë gratë e tyre për këto akte pa e ditur se po ndaheshin nga ‘heroinat’ e kohëve moderne. Gjithashtu, njeriu nis e kupton edhe arsyen ‘e vërtetë’ se përse pohuesi i këtij lloj heroizmi e ka tradhtuar dikur të shoqen sa herë i është dhënë rasti”, shkruan Malaj duke e renditur shembullin e këtij shkrimtari tek rastet e marrëzisë që analizon ne shkrimin e tij.

Malaj nuk e përmend emrin e shkrimtarit, por nga një kërkim në intervistat e fundit, rezulton se behet fjale për Ismail Kadarenë.

Kadare, në një intervistë me publicistin Stéphane Courtois, ndër të tjera thotë: “Çdo shfaqje normale e jetës, në një mënyrë ose një tjetër ishte një kundërshtim i rendit diktatorial. E zhvlerësonte atë, ia prekte autoritetin. Kjo ndodhte sidomos me historitë e ndërlikuara të dashurisë. Në sytë e mi, çdo grua që guxonte të kishte një histori adulteri, ishte njëfarë heroine. Kur kam marrë vesh rastësisht se në ushtrinë shqiptare, kishte disa qindra vetëvrasje oficerësh për shkaqe xhelozie, e kam marrë këtë si një shpallje shprese. Ky fakt tregonte se diktatura, sado që i kishte sfilitur, nuk i kishte tharë dot shpirtrat e njerëzve”.

Loading...
Shpërndaje