Filmi i shkurtër artistik ‘Një muaj’ hapë audicion

64

“Një muaj” është film i metrazhit të shkurtër artistik me skenar dhe regji të Zgjim Terziqit dhe producent Agon Syla.

Filmi i metrazhit të shkurtër artistik “Një muaj”, me skenar dhe regji nga Zgjim Terziqi dhe producent Agon Syla, ka hapur audicion për aktorët. Ky film është prodhim i shtëpisë filmike Broken Branch Productions dhe me subvencionim nga Qendra Kinematografike e Kosovës, shkruan KultPlus.

Të interesuarit duhet t’i plotësojnë kushtet për personazhet nga mosha 9 deri në moshën 55 vjeçare, duke përfshirë femra, meshkuj e fëmijë të të dyja gjinive.


Të gjithë të interesuarit duhet të dërgojnë CV e tyre ku përfshihet data e lindjes, ngjyra e syve, ngjyra e flokëve, gjatësia dhe kontakti. Fotografi aktuale si dhe video deri në 2 minuta e punës suaj apo ndonjë prezantim tuajin në YouTube apo Vimeo link. Materialet mund të dërgohen në email adresën njemuaj@gmail.com deri më datë 30 janar.

Kandidatët potencial për fazën e radhës do të kontaktohen në muajin shkurt.

Loading...
Shpërndaje