Fatmir Rexhepi kërkon nga familja Dehari t’i adresohet Kuvendit

429

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, i ka sugjeruar familjes se Astrit Deharit qe zbardhjen e vdekjes se djalit të tyre ta kërkojnë përmes Kuvendit e jo partive politike dhe shoqërisë civile.

Ish ministri i Punëve të Brendshme, ka thënë se prindërit e Astritit duhet t’i adresohen Kuvendit në mënyre qe të hapet mundësia për një hetim plotësisht të pavarur qoftë vendor apo ndërkombëtar.

“Neve na takon si Kuvend qe me kërku këtë komisionin e pavarur ndërkombëtar, i cili do të jap edhe një verdikt të ri shtesë dhe i cili do të konfirmonte se a ka folur drejt drejtësia apo ka edhe diçka tjetër. Pra, familja duhet t’i drejtohet Komisionit parlamentar për të drejtat e njeriut dhe ky komision me vendos në rënd të ditës kërkesën e familjes dhe pastaj ne si deputetë me marr vendim për të vazhduar hetimet e mëtutjeshme”, ka thënë Rexhepi.

Deputeti i LDK-së, ka thënë se do të përkrahtë edhe iniciativen për seancë të jashtëzakonshme, nëse kjo vjen nga Familja e Deharit, por jo nga partitë politike.

“Partitë politike e kanë për konsum politik dhe nuk është në rregull ajo punë. Megjithatë, ato i shprehin qëndrimet e veta kërkojnë dorëheqjen, por unë mendoj se edhe partitë politike të përfaqësuara në Kuvend mund ta thonë dhe komentojnë, por unë sugjeroj qe familja ime t’i drejtohet kuvendit pasi të gjithë jemi të shqetësuar më këtë rast”, ka shtuar ai.

Përgjegjësinë  për të zbardhur këtë rast, sipas tij, duhet me ia lanë Kuvendit dhe gjithnjë në konsultim me por jo me marr pjesë partitë politike. Ai ka kërkuar nga partitë politike qe të qëndrojnë sa me larg.

Fatmir Rexhepi mbahet mend si ministër i vetëm qe ka dhënë dorëheqje morale deri më tani. Ai në vitin 2007 kishte dhenë dorëheqja nga posti i ministrit të Punëve të Brendshme pas vdekjes se dy protestuesve.

Loading...