Ekskluzive: Mësohet data e shfaqjes së serialit “O Sa Mirë” – këta do të jenë tre aktorët e rinj (Foto)

357

Tashmë është bërë e ditur se seriali shqiptar ‘O Sa Mirë’ do të transmetohet në televizionin e KTV-së.

Telegrafi ka mësuar se episodi më i ri këtij seriali do të transmetohet më 30 tetor (e diel) në ora 20:00.

Seriali do të ketë karakter humoristik, ku në qendër të vëmendjes do të jetë edhe politika ditore.

Burimet tona thonë se producentët ende nuk kanë vendosur se cili karakter i shqiptarëve të Maqedonisë do të shfaqet në serial, megjithëse janë në opsion i Kumanovës, Tetovës dhe Gostivarit.

Gjithashtu bëhet e ditur se trupës së aktorëve i janë bashkuar edhe këta tre aktorë Edon Bërveniku, Rifat Smani dhe Egzona Salihu.

Kujtojmë se serialit i është bashkuar edhe grupi i ‘Stupcat’, Vedat Bajrami, Osman Azemi dhe Mensur Safiçiu.

Edon Bërveniku

Rifat N. Smani

Egzona Salihu

Loading...
Shpërndaje