EKSKLUZIVE: Kishat e manastiret, bazë për antenat e telefonisë ilegale të Serbisë (Dokument)

977

Në raportin e Autoritetit rregullativ të Komunikimeve Elekronike dhe Postare(ARKEP) bëhet e ditur se brenda teritorit të Republikës së  Kosovës, me theks të vacant në pjesën veriore, përvec operatorëve legal, operojnë edhe tre(3) operator ilegal e që janë nga Serbia. Këta operator janë duke shkaktuar interferim në brezet frekuencore të  alokuara për operatorët e autorizuar nga ARKEP për gjithë teritorin e vendit.

Operatorët: Telekom Srbija, Telenor, Vip Telekom Austria

Po ashtu duke u mbështetur në shënimet dhe të dhënat zyrtare të paraqitura në raport, është konstatuar dhe janë identifikuar gjithsejtë 22 Stacione Transmetuese Bazë te cilat operojnë në mënyrë të paautorizuar nga operatori ilegal MTS në brendi të territorit të Republikës së Kosoves.

17 stacione ndodhen në pjesën veriore të vendit tonë (Mitorvicen Veriore, Zveqan, Leposaviq, Zubin Putok, një në fshatin Dreth komuna e Istogut)

Ndërsa 5 stacione janë të instaluara në objektet e kulteve fetare në lokacionet/objektet, gjegjësisht hapësirat e brendshme të Manastirit të Deçanit, Manstirin në Hoqe të Madhe, Manstirin e Deviqit,Patriarkanen e Pejës dhe Manastirin e Graçanicës

ARKEP si organ rregullues i fushës së telekomunikimit pothuajse ka dështuar dhe nuk po e përmbushë mandatine  saj. Në bazë të ligjit ARKEP ka për mandat dhe detyrë që të siguroj shfrytëzuesve një ambient pa-interferenca nga operatorët apo ndërmarrës që operojnë pa siguruar autorizimiet nga ana e ARKEP, kjo gjë nuk po ndodhë tash e 17 vite. Ato përveç që dëmtojnë konkurencën, nuk i sjellin të hyra buxhetit të shtetit, cënojnë edhe privatësinë e konsumatorëve, respektivisht qytetarëve të Kosovës.

Roli i ARKEP-ut nuk është që vetëm të bëjë inspektim dhe monitorim por edhe t`i parandaloj dhe të marrë masa ndaj operatorëve illegal.

Operimet ilegale të operatorëve nga Serbia kanë qenë edhe pjesë e dialogut teknik tek pjesa ku është diskutuar per telekomunikacionin dhe ARKEP ka qenë pjesë e delegacionit të Kosovës , pavarësisht kësaj ata ende vahzdojnë të operojnë në Kosovë.

ARKEP, ne plani afatmesëm të veprimit që përfshinë periudhën tre (3) vjeçare, respektivisht vitet 2015 – 2017 dhe që ka për qëllim adresimin e obligimeve të ARKEP-it, nuk e ka përfshirë si problem që duhët adresuar dhe zgjidhur çështjen e  operatorëve illegal. /portaliks.com/

telefonia-1

telefonia-3

telefonia-4

 

Loading...
Shpërndaje