E papritur: Muller godet Ancelottin

66
Thomas Muller nuk është i lumtur me situatën e tij te Bayerni.

Ai ka deklaruar hapur që nuk mund të buzëqeshë, nëse qëndron në bankën rezervë.

“Ndeshja e fundit ndaj Leipzigut nuk ishte ideale për mua sepse nuk luajta. Mendoj që ishte një ndeshje në të cilën duhet të kisha më shumë hapësira. Sigurisht që s’mund të buzëqeshi, kur e shikoj ndeshjen nga banka rezervë”, deklaroi Muller.

Kjo është një goditje indirekte për trajnerin e skuadrës, Carlo Ancelotti.

Tekniku italian njihet si trajner që mbanë raporte shumë të afërta me futbollistë, por kjo duket që s’po ndodh edhe me Mullerin.

Loading...
Shpërndaje