E bukur, e shtrenjtë dhe nuk punon (FOTO)

117

Një nga motoçikletat më të bukura së shpejti do të dalë në ankand, për të cilën ka shumë të interesuar.

Kjo motoçikletë quhet Motul Onirika 2853, e bazuar në MV Agusta 800 Brutale, dhe mund të bëhet me pronar të ri më 9 shkurt të vitit të ardhshëm.

Emri i kësaj motoçiklete duket se rrjedh nga frëngjishtja “onirique”, që do të thotë “ëndërr”, dhe kjo motoçikletë paraqet një përzierje të së kaluarës me të tashmen dhe të ardhmen e brendit Motul.

Rrotat e saj kujtojnë veturat klasike, sistemi i frenimit në pjesën e përparme ka një stil të qartë industrial, ndërsa rezervari i bërë me punëdore thjeshtë rrezaton modernitet.

Motul Onirika 2853, sipas shtëpisë së ankandit, pritet të shitet mes 25 dhe 30 mijë euro.

Kjo motoçikletë shitet si një vepër arti dhe pronari i ardhshëm i saj do të paguajë 30 mijë euro për të edhe pse nuk punon.

Loading...
Shpërndaje