Dy sekrete për një lidhje të lumtur dashurie

122

Si çdo gjë e mirë në jetë që arrihet me mund, edhe lidhjet e qëndrueshme të dashurisë kërkojnë shumë përkushtim nga të dyja palët. Por, në fakt gjërat nuk janë aq të vështira sa mund të duken në fillim.

Shkencëtarët kanë arritur në përfundim se janë vetëm dy “sekrete” që e definojnë një lidhje të lumtur të dashurisë.

Në fakt, janë dy shprehi që të gjithëve do të na hynin në punë edhe në jetën tonë të përditshme, edhe në raportet me njerëzit e tjerë pos të dashurve, dhe bëhet fjalë për mirësinë dhe fisnikërinë, transmeton Klan Kosova.

Sipas studimeve të vazhdueshme mbi shumë çifte, psikologët John dhe Julie Gottman kanë gjetur se mirësia mban çiftet së bashku. Bashkë me stabilitetin emocional, kjo veti është parë si shumë e rëndësishme për martesa të suksesshme.

Padyshim se të jesh i sjellshëm dhe të sillesh mirë, bëhet më e vështirë kur keni debate me njeriun e zemrës por në fakt ky është momenti kur duhet të silleni më së miri, nëse shprehni nervozën dhe shqetësimin tuaj mund të dëmtoni lidhjen tuaj të dashurisë.

“Të jesh xhentil, i ëmbël nuk do të thotë se nuk duhet të flasësh për atë që të shqetë3sin, por në fakt të ndihmon që të shprehësh nervozizmin tuaj në mënyrën më të sinqertë të mundshme dhe të mos lëndosh partnerin tuaj”, ka thënë Julie Gottman, psikologe.

Loading...
Shpërndaje