Bota e tyre

23

Futbolli botëror ka rënë në duart e dy yjeve, Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi. Çmimet individuale janë dominuar nga portugezi dhe argjentinasi në 10 vjetët e fundit. Hera e fundit kur dyshja nuk e kishte fituar “Topin e Artë” ishte viti 2007, kur atë e mori Leite Kaka

Çmimi mund të jetë i ndryshëm, por fituesi ishte i njëjtë. Të hënën mbrëma, Cristiano Ronaldo e fitoi çmimin “Futbollisti i Vitit”, duke e pasuruar dhomën e tij personale me trofe.

Ylli portugez e kishte fituar paraprakisht edhe “Topin e Artë”, i cili nga ky vit prapë është ndarë nga çmimet individuale të FIFA-s.

Edhe këtë radhë podiumi është dominuar nga dy njerëz, ndërsa konkurrenti i tretë zakonisht ndërrohet, kurse këtë radhë ishte Antoine Griezmann.

“CR7”-shi e fitoi çmimin e “Futbollistit të Vitit” nga FIFA, por edhe “Topin e Artë” javë më parë, por ky është vetëm vazhdimi i rivalitetit të tij me Lionel Messit. Ylli i Real Madridit dhe Barcelonës i ka dominuar çmimet individuale në vitet e fundit.

Loading...
Shpërndaje