BMW tërheq mbi 193 mijë vetura

25

Prodhuesi i njohur gjerman i veturave, BMW, do të tërheqë nga tregu kinez 193.611 vetura.

Pajisja për testimin e cilësisë në Kinë njoftoi se arsyeja për tërheqjen e veturave është një gabim në Airbag.

BMW ka lajmëruar se do të tërheqë këto modele: 120i, 130i, 316i, 320i, 325i, 330i, 335i, X1, X3, X5, X6 dhe M3, të cilët Kina i ka importuar në periudhën mes 9 dhjetorit të vitit 2005 dhe 23 dhjetorit të vitit 2011. Bëhet fjalë për 168.861 vetura.

Përveç kësaj, do të tërhiqen edhe 24.750 vetura të serisë 320i, 325i dhe X1, të prodhuara mes 12 korrikut 2005 dhe 31 dhjetorit 2011.

Procesi i tërheqjes së veturave do të fillojë në gusht të vitit të ardhshëm, ndërsa pjesët e dëmtuara do të zëvendësohen pa pagesë.

Loading...
Shpërndaje