Avokati i Popullit i pakënaqur me respektimin e të drejtave të njeriut

102

Avokati i Popullit, Hilmi Jashari është shprehur i pakënaqur me shkallën e respektimit të të drejtave dhe lirive të njeriut në Kosovë.

Në një intervistë, për Radio Kosovën, ai tha se shkeljet e këtyre të drejtave fillojnë që nga fëmijët, të cilët detyrohen  të bëjnë punë që janë të ndaluara me të drejtat ndërkombëtare e deri te pensionistët, të cilët nuk mund të realizojnë një jetë të dinjitetshme.

Sipas tij, në krye të listave si shkelësit më të mëdhenj të të drejtave të njeriut vazhdojnë të mbeten  gjykatat dhe administrata publike.

Avokati i Popullit kërkon më shumë bashkëpunim me Qeverinë, Kuvendin e Kosovës, si dhe me institucionet e tjera për të adresuar shkeljet e të drejtave të njeriut.

Loading...