4 NGJARJET – 19 shtator

744

Nxjerrja e 130 familjeve nga banesat e uzurpuara

Sot me mëngjes 130 familje në lagjen ‘Dardania’ të kryeqytetit duhej t’iI lironin banesat e tyre të cilat i kishin uzurpuar pas luftës. Këto blloqe banesore ishin ndërtuar në kohën e Milosheviqit, për refugjatët serbë. Por banorët sigurisht që refuzuan të lëshojnë banesat dhe kjo bëri që njësitë policore të shkojnë në atë pjesë për të larguar këta banorë.

Pati rezistencë prej banorëve dhe njëkohësisht përleshje mes tyre dhe policisë. Sipas deklarimeve të policisë, nga kjo ngjarje ka mbetur 1 polic I lënduar dhe janë 10 persona të arrestuar. Banorët e këtyre blloqeve, të dëshpëruar nga kjo që i ndodhi sot u drejtuan edhe tek objekti i Kuvendit, ku kërkuan të takohen me Kadri Veselin, për të kërkuar ndihmën e tij. Kryekuvendari u tha që është i zënë me vizitë në Rahovec, përderisa në orët e vona edhe Ndërrmarrja Publike Banesore si menaxhuese e këtyre objekteve lëshoi një njoftim në bazë të të cilit ajo vetëm po zbatonte vendimin e gjykatës.

Vazhdon ‘muhabeti’ i kishës

Sot në kohën e drekës disa studentë kishin vendosur që simbolikisht të lexonin në hapësirën ku gjindet kisha ortodokse në kampusin universitar. Ata thanë që kjo hapësirë i takon universitetit dhe se do ta shfrytëzojnë për qëllime të universitetit. Poashtu gjatë ditës zëvendës-kryeministri nga lista Srpska, tha se drejtuesit e komunës së Prishtinës janë fashistë, për shkak të reagimit ndaj punimeve në kishë.

Por sot ajo që tërhoqi më së shumti vëmendje ishte konferenca e At Nikollë Markut nga kisha ortodokse e Elbasanit, i cili doli në përkrahje të studentëve dhe argumtoi faktin që ky objekt nuk mund të konsiderohet kishë. Se a do t’i marrin parasysh qëndrimet e tij palët e përfshira në këtë përplasje që tashmë po kthehet në të përditshme, mbetet të shihet.

17 vite pa ushtri

Sot, 17 vite më parë, u krijua forca e vetme e cila konsiderohej si pasardhëse legjitime e UÇK-së, Trupat Mbrojtëse të Kosovës. TMK-ja u krijua me idenë që do të ishte forca e një faze kalimtare për krijimin e Ushtrisë së Kosovës. U dhanë shumë arsyetime pse TMK s’mund të bëhej ushtri, por ajo që zinte më së shpeshti vend ishte fakti që Kosova nuk ishte shtet.

Por pas 17 shkurtit të 2008-tës, ky arsyetim nuk ishte më i vlefshëm. Por edhe pse shtet, Kosova spo krijon dot ushtrinë, dhe kjo për arsye nga më të ndryshmet. Herë me arsyetimin se tashmë kemi obligime ndaj NATO-s që smund t’i shkelim e herë me arsyetimin që duhet plotësuar kushtet e listës Srpska, Kosova ka mbetur pa Ushtri edhe 17 vite pas themelimit të TMK-së, që atëherë linte të paktën shijen e Ushtrisë, meqë ishte pasardhëse e UÇK-së.

Përplasjet në Byronë e sigurimeve

Byroja Kosovare e Sigurimeve për kohë të gjatë ka qenë në qendër të vëmendjes së opinionit publik. Kjo byro ishte akuzuar se po i vidhte bashkëatdhetarët me rastin e hyrjes me vetura në Kosovë. Emri i Rrahim Pacollit dhe Gani Thaçit ishin përmendur si ata që drejtonin punën  e kësaj byroje dhe se ishin përfituesit më të mëdhenjë të punës së kësaj byroje.

Por siç duket pajtueshmërise në këtë organizëm i ka ardhur fundi. Kjo pasi sot kompania ‘SIGURIA’ e cila është pronë e Behxhet Pacollit, ushtroi padi ndaj të sapozgjedhurit drejtor ekzekutiv i Byros. Se si do të përfundojë kjo dhe se a do të zgjidhen problemet mes Pacollëve dhe Thaçëve, kjo mbetet të shihet.

Loading...
Shpërndaje